Ferizaj

Humaniteti ska të ndalur. Me dhjetëra oferta për strehim të familjeve të dëmtuara nga tërmeti

By FerizajPress

November 27, 2019

Ferizaj 27 Nëntor 2019

Edhe sot kanë vazhduar të vijnë me dhjetëra oferta për strehim  të familjeve nga Shqipëria të cilat kanë mbetur pa kulm mbi kokë pas tërmetit të djeshëm.

Gjatë tërë ditës  në Ferizajpress  kanë arritur oferta nga qytetarët ferizajas të cilët ofrojnë shtëpi, banesa dhe të gjitha që janë të domosdoshme për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Këto janë disa nga familjet dhe personat të cilët kanë hapur zemrën dhe janë solidarizuar me vëllezërit nga Shqipëria.