Huffington Post: Dhërmiu, “Parajsa e Pazbuluar” (Foto)

By FerizajPress

July 09, 2016

Ja çfarë shkruan gazeta ndër të tjera

Për ata që i kanë vizituar brigjet shqiptare nuk është surprizë se Shqipëria po rritet ndjeshëm në shikueshmërinë e saj si një prej destinacioneve kryesore botërore, pasi ajo u shpall në vendin e parë nga Lonely Planet më 2011 dhe në vendin e katërt nga The New York Times më 2014, apo në vendin e pestë nga The Rough Guides më 2016.

Shqipëria është një ndër vendt më të pazbuluara të Evropës dhe është një parajsë e paprekur tokësore. Vizitorët ndërkombëtarë pasi vizitojnë Tiranën, duhet të shkojnë patjetër në Dhërmi, në jug të vendit, që është katër orë me makinë, por është një prej vendpushimeve numër një në botë.

Duke qenë vendi i tretë më i varfër në Evropë, Shqipëria garanton çmime të arsyeshme në euro apo dollarë për turistët të cilët mund të zbulojnë perlat e këtij vendi.

Me një reputacion të pamerituar për korrupsionin dhe krimin, realiteti është shumë ndryshe, pasi vendasit janë mjaft mikpritës dhe ndoshta më miqësorët dhe dashamirësit në botë.

 

.