Tech

HTC në krizë, shitjet i bien për 35%

By FerizajPress

January 08, 2017

Marka dhe prodhuesi kryesor i telefonave nga Tajvani – HTC Corp. ka raportuat se shitjet e saj të konsoliduara kanë rënë për 35 për qind nga një vit më parë.

Në vitin 2016, shitjet e HTC arritën në nivelin e tyre më të ulët në 12 vjet.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, kompania raportoi shitjet konsoliduara të 2.44 miliardë dollarë për vit, shifrën më të ulët edhe se shitjet vjetore të vitit 2005.

Megjithatë, vlen të thuhet se në 2016 bashkëpunimi i HTC me Google për krijimin e modelit të ri të telefonit Nexus ishte një sukses i rëndësishëm.

HTC pritet të zbulojë modele të reja të telefonave javën e ardhshme, ndërsa raportet kanë thënë se modelet e reja do të kenë ekrane të mëdha në një përpjekje për të kapur hapësirën e tregut të lënë bosh nga Samsung Galaxy Note 7 pasi u tërhoq nga tregu për shkak të një problemi me shpërthimin e baterisë.