Lajme

Hoxhaj mirëpret rekomandimin pozitiv për vizat: Ky lajm na gëzoi të gjithëve

By FerizajPress

July 18, 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar qytetarët për marrjen e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.  Ky lajm sipas Hoxhajt, i ka gëzuar të gjithë. Hoxhaj tha se me këtë rekomandim qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza duke i kontribuuar evropianizimit dhe modernizimit të vendit tonë. “Lajmi i shumëpritur se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, na ka gëzuar të gjithëve. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët do të mund të udhëtojnë pa regjim vizash në zonën Schengen, duke i kontribuuar evropianizimit dhe modernizimit të Kosovës, në rrugë e sipër për t’u anëtarësuar në BE”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. Hoxhaj ka falënderuar komisionerin Avramopoulos dhe liderët e institucioneve të BE-së për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës.