Duke e falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që Japonia e ka ofruar në shtetndërtimin e Kosovës, ministri Hoxhaj ka theksuar se dy vendet po e thellojnë bashkëpunimin ndërmjet me tyre me qëllim të forcimit të marrëdhënieve bilatarele duke përfshirë këtu bashkëpunimin ekonomik por dhe në fusha të tjera të interesit të dyanshëm, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Në këtë drejtim ambasadori japonez Kiyoshi Koinuma, në emër të Qeverisë së tij gjatë qëndrimit në Kosovë, së fundmi ka nënshkruar disa kontrata me përfaqësues të nivelit lokal me qëllim të realizimit të projekteve të tyre komunale në interes të qytetarëve të Kosovës. /Lajmi.net/