Lajme

Hoxhaj: Kështu reaguan diplomatët evropianë, kur krahasova Daçiqin me Millosheviqin (Video)

By FerizajPress

December 01, 2016

Hoxhaj ka thënë se ka pasur përpjekje nga autoritetet polake që të qetësojnë situatën, por ishte detyrë e tij të ruajë krenarinë dhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës, si ministër i Punëve të Jashtme të saj.

Ai ka thënë se pa marrë parasysh se si mund të shihen këto reagime nga ndërkombëtarët, pozita e tij si ministër i Jashtëm i jep atij hapësirë që të reagojë kur cenohet shteti që ai përfaqëson.

Hoxhaj ka shtuar se politikanët serbë nuk kanë ndikim në diplomacinë ndërkombëtare, pasi që ata flasin për demokraci, përderisa kanë sjellje agresive ndaj fqinjëve të saj.

Hoxhaj ka treguar se raportet e tij personale mes homologëve kanë ndikim të madh në raportet ndërshtetërore, por se me Daçiqin nuk ka ndonjë raport personal.

.