Lajme

Hoxhaj i reagon Vuçiqit: Fytyra e vërtetë e Serbisë është destabilizimi

By FerizajPress

December 28, 2016

Me këtë reagim, Hoxhaj i është bashkuar deklaratave në distancë të disa ditëve të fundit nga Prishtina dhe Beogradi, vecmas Kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq.

“Përpjekja e Serbisë për të manipuluar serbët e Kosovës që ti bojkotojnë institucionet e Kosovës tregon fytyrën e vërtetë dhe karakterin destabilizues dhe anti-paqësor që ka Serbia” ka reaguar Hoxhaj në Twitter.

Deri tek ky reagim i shefit të diplomacisë kosovare ka ardhur pas takimit të para dy ditëve në Beograd të përfaqësuesve të Listës Srpska me Kryeministrin e Serbisë, dhe njoftimin e tyre të sotëm se do ti bojkotojnë institucionet e Kosovës. /Lajmi.net/

.