Lajme

Hoxhaj: Deri në fund të vitit formalizohet raporti i ri Kosovë-NATO (Video)

By FerizajPress

September 12, 2016

Sipas një komunikate qeveritare, “në këto takime, Hoxhaj ka ngritur nevojën e thellimit të marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe NATO-s që janë të rëndësishme jo vetëm për paqen dhe sigurinë në Kosovë, por edhe mbarë rajonin”.

Hoxhaj është shprehur optimist për këtë raport të ri që mund të formalizohet në fund të këtij viti.

“NATO vazhdimisht ka qenë një përkrahës dhe mbështetës i rëndësishëm i Kosovës. Por në takimin që sot kisha me zv/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, biseduam si të kemi një bashkëpunim më të ngushtë bilateral ndërmjet NATO-së dhe Kosovës. Shpresoj që nga fundi i këtij viti kjo marrëdhënie e re do të formalizohet”, ka thënë Hoxhaj, bën të ditur komunikata.

Kryediplomati kosovar është takuar edhe me zyrtarë të kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, si dhe me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, Douglas Lute.

Paradite, Enver Hoxhaj ka zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.