Lajme

Hoxha: Sulmi ndaj Ollurit, sulm ndaj vlerave të shtetit tonë

By FerizajPress

August 17, 2017

Ministrja Hoxha thotë se sulmi ndaj Parim Ollurit është sulm ndaj fjalës së lirë, medias së pavarur dhe lirisë së çdo qytetari, andaj e cilëson si të papranueshëm dhe të dënueshëm, transmeton Express.

“Parim Olluri është udhëheqës i një mediumi dhe sulmi fizik ndaj tij është sulm edhe ndaj vlerave të shtetit tonë, të drejtës së deklarimit dhe lirisë së shprehjes”, ka shkruar Hoxha në Facebook.