Lajme

Hoxha: Shpresoj se Suedia do ta ekstradojë Zharkun (Video)

By FerizajPress

October 13, 2016

Hoxha, për emisionin “Betimi në Drejtësi”, tha se kjo gjë nuk varet nga shteti i Kosovës, por edhe nga gatishmëria e shtetit të Suedisë për ta ekstraduar Zharkun.

“Ministria e Drejtësisë në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar ekstradimin dhe mbajtjen e burgimit në Kosovë të zotit Xhabir Zharku. Së fundmi kam ri aktualizuar këtë temë, por varet edhe nga gatishmëria e Suedisë për ta ekstraduar. Mendoj se ka ndryshim pozitiv në këtë aspekt por mbetet të shihet se si do të realizohen modalitetet për kthimin e Zharkut në Kosovë”, tha ministrja Hoxha.

.