Lajme

Hoxha nga Maqedonia: Tërmetet janë tërheqje e vërejtjes!!!

By FerizajPress

September 11, 2016

Tërmetet që ndodhën sot në Shkup, ku u lënduan 50 persona dhe shumë dëme materiale sipas hoxhës nga Maqedonia, Zekirja Ibrahimi janë tërheqje e vërejtjes, përcjell TetovaSot.

“Tërmeti është përkujtim,tërhjekje e vërejtjes.

Po ndoshta për hir të ditës së Arafatit, ku shumë besimtarë sot janë zgjerueshëm.

Njashtu për hir të lutjeve të Haxhive , që sot janë në Arafat Allahu na ka mëshirua e nuk u dridh toka më shumë.

O Zoti ynë, na mbulo me mëshirën Tënde, e mos na dëno pērshkak të gabimeve tona”, thotë hoxha Zekirja Ibrahimi.

Ndryshe Drejtori i Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Inxhinierisë të sizmologjisë Mihail Garevski tha se ishte e pazakontë që ka një ndryshim të madh në magnitudën në mes të tërmetit të mëngjesit që goditi Shkupin, dhe kjo që ka ndodhur këtë pasdite.

Në mëngjes, që ishte para orës shtatë në mëngjes kishte një magnitudë prej 3.9 të shkallës Rihter dhe ndërsa tërmeti i dytë pasdite që ndodhi në orën 15:10 kishte një magnitudë prej 5.3 të shkallës Rihter.

“Nëse kjo ishte goditje kryesore, mund të ketë tronditje tjera. Pas magnitudës 5.3 gradë mund të çojë edhe në disa tronditje tjera. Nga magnituda 5.3 deri 3.9 ka një ndryshim të madh”, tha Garevski.