Lajme

Hoti : Qeveria do t’i bëjë me autobusë edhe disa qendrat tjera të Kosovës

By FerizajPress

January 11, 2017

Avdullah Hoti, ministër në Ministrinë e Financave, tha sot gjatë ditës se 51 autobusët e rinj u blenë falë një marrëveshjeje për garanci shtetërore, e cila ishte kërkuar nga ana e “Trafikut Urban”, si dhe është negociuar nga ekipi i kryesuar nga ana e Ministrisë së Financave.

“Kredia ka vlerë totale prej 10 milionë eurosh, me maturitet 12 vjet, ku 2 vjet janë grejs periudhë dhe 10 vjet amortizim i kredisë. Interesi vjetor është 1% + Euribor 6-mujor, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do të mbështesë projekte të tilla edhe në qendrat e tjera të Kosovës, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftimin nga ana e Ministrisë së Financave.

.