Lajme

Hoti paralajmëron strategjinë e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë

By FerizajPress

July 16, 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se sot me grupin parlamentar të LDK-së po e përgatisin strategjinë e veprimit të grupit të tyre për javët dhe muajt e ardhshëm në mënyrë që ta rrëzojnë Qeverinë aktuale e cila udhëhiqet nga Kryeministri aktual, Ramush Haradinaj. Sipas Hotit, grupi i tyre është i vendosur për opozitë të fuqishme dhe po ashtu ndalje të kësaj keqqeverisje, transmeton ‘Indeksonline’. “Sot me Grupin Parlamentar te LDK-se po pergatisim strategjine e veprimit te Grupit tone per javet dhe muajt e ardhshem. Grupi eshte i vendosur per opozite te fuqishme dhe ndalje te kesaj keqeverisje. Sjellja jone ne seanca do te jete e qarte dhe e vendosur. Vullneti ekziston dhe mbeshtetja qytetareve nuk ka qene asnjehere me e madhe”, ka shkruar Hoti në Facebook./Indeksonline/