Lajme

Hoteli në Tiranë, çmimin e kafes si në Tokio (Foto)

By FerizajPress

February 10, 2017

Çmenduria e fundit vjen këtë herë nga hoteli i ri “Plaza” që është hapur në qendër të Tiranës, ku një kafe dhe një ujë i thjeshtë kushton jo pak por 10 mijë lekë të vjetra.

Siç duket pronarët e hotelit kanë vendosur që ti nxjerrin fitimet shpejt e shpejt, duke vendosur çmime të çmendura për standardin në Shqipëri, shkruan syri.net.

Aq sa kushton një kafe me ujë tek “Plaza” kushton sa një ditë pune për shqiptarët.