Lajme

Horror në Maqedoni: Vrau me sëpatë vëllain, më pas tentoi ta vrasë 14-vjeçarin

By FerizajPress

October 10, 2016

Pokurori kompetent nga PTHP Prilep, gjykatësit të procedurës pаrаprake i parashtroi kërkesë për masë praburgimi për një person nga fshati i Krushevës, Alldanc, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepra penale “vrasje” dhe “vrasje në tentim””, kumtoi sot Prokuroria publike e RM-së.

I dyshuari ngarkohet se me paramendim e ka privuar nga jeta vëllain e tij duke e sulmuar me sëpatë në shtëpinë e tyre familjare, e më pas ka vazhduar ta godasë në pjesën e kokës mе gyp metali derisa nuk është siguruar se ka vdekur.

Pas vrasjes së kryer, siç thuhet në kumtesë, i dyshuari është nisur drejt shtëpisë në afërsi ku me gypin e njejtë të metalit ka tentuar ta privojë nga jеta një fëmijë 14-vjеçar, por më pas është parandaluar nga fqinjët të cilët e kanë zënë. Fëmija me lëndime trupore është dërguar në spitalin në Prilep ku i është ofruar ndihma mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin nga prokurori themelor publik dhe të dyshuarit i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

.