Lajme

Horror në Austri/ Shqiptari godet me thikë dy polakë, vret njërin prej tyre

By FerizajPress

December 12, 2016

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në “Quellenstrasse”, lagjen me më shumë emigrantë në Vjenë.

Dëshmitarët kanë rrëfyer se pas sherrit të ndodhur në lokal, shqiptari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur mbi pesë herë polakët.

Nga thikat e marra si pasojë e goditjeve të shqiptarit, një prej polakëve ka mbetur i vdekur, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë.

Pas vrasjes, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është shpallur në kërkim, dhe po punohet nga ana e policisë për kapjen e tij.

.