Ferizaj

Homazhe për dëshmorët Toni e Murtaja

By FerizajPress

April 18, 2016

Me pietet janë përkujtuar sot dy nga ushtarët e shquar të UÇK-së, të Zonës Operative të Neredimes, Driton Islami-Toni dhe Sadik Bega-Murtaja të rënë para 17 vitesh në Betejën e Slivovës. Në këtë homazh kanë marrë pjesë bashkëluftëtarë të dëshmorëve, qytetarë e përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, familjarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke shprehur kështu me pjesëmarrje nderimin për sakrificën e dëshmorëve të lirisë. “Ata ranë heroikisht në ballë të betejës heroike për misionin e shenjtë të lirisë së Kosovës”, ka shkruar bashkëluftëtari i Tonit dhe Murtajës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica. Në lapidarin e dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj janë vendosur kurora me lule