Lajme

Homazhe në Prishtinë për viktimat e Munihut (Foto)

By FerizajPress

July 24, 2016

Në Prishtinë po mbahen homazhe për viktimat kosovare të sulmit në Munih.

Në shenjë respekti, dhimbje dhe përkujtimi, Ministria e Diasporës së bashku me qytetarët e Kosovës ndezën qirinj në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Tre të vrarët nga sulmuesi Ali Songoly, Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj mbetën të vdekur në qendrën tregtare “Olympia” në Munih të Gjermanisë, raporton Indeksonline.