Homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në komunën e Ferizajt, Nazmi Uksmajli si dhe në shënimin e Ditës së Veteranëve të UÇK-së në Ferizaj.
Dëshmorët tanë, me sakrificën e tyre të madhe dhe me veprën e tyre të lartë, ranë në altarin e lirisë. Ata dhanë jetën e tyre për të luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nëpërmjet guximit dhe vendosmërisë së tyre, ata u bënë simboli i rezistencës dhe trimërisë sonë kombëtare.
Gjithashtu, në këtë ditë të veçantë, ne shënojmë edhe Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj. Veteranët tanë, me sakrificën dhe angazhimin e tyre të paepur, luftuan me guxim dhe dinjitet për të bërë të mundur arritjen e lirisë së merituar për popullin tonë, ka shkruar deputeti Elmi Reçica
Dëshmorët dhe veteranët e UÇK-së janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë. Ata dhanë gjithçka për të siguruar të ardhmen tonë dhe ndërtimin e shtetësisë së Kosovës mbi vlerat e lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit.
“Homazhe sot në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, në ditën e rënies heroike të dëshmorit të parë të UÇK-së në Komunën e Ferizajt, Nazmi Ukësmajli, datë kjo kur Ferizaj shënon Ditën e Veteranit të UÇK-së.
Lavdi sa të jetë jeta, Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!
Urime Dita e Veteranit të UÇK-së në Ferizaj!
Në këtë ditë të veçantë, ne shprehim respektin tonë me përulësi për Dëshmorët e Kombit. Le të ruajmë kujtimin e tyre gjallë në zemrat tona dhe të ndjekim frymën e guximit dhe trimërisë së tyre në rrugën tonë drejt zhvillimit dhe përparimit të Kosovës.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!
Nder dhe respekt për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!, ka shkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu