Ferizaj

Homazhe në fshatin Bibaj, nderohen ballistët Avdi e Shaqir Biba

By FerizajPress

May 01, 2017

Ferizaj.01.05.2017. Këshilli i fshatit Bibaj  dhe Dega e Ballit Kombëtar Demokrat në komunën e Ferizajt, sot,  me 01-Maj-2017, duke filluar në ora 10, kanë bërë homazhe te lapidari i dy vëllezërve ballist, Avdi dhe Shaqir Bibaj, të cilët, tërë jetën e tyre ia kushtuan Shqipërisë etnike.

Bashkevendasit dhe bashkëveprimtar të tjerë në pranin e qytetarëve të shumtë kanë bërë homazhe tek lapidari i dy vllezërve Avdi e Shaqir Biba në fshatin Bibaj të Ferizajt, për të nderuar luftën e shenjtë të Ballit Kombëtar për Shqipëri Etnike.