Lajme

Holanda nis fushatën: Shqiptarë mos kërkoni azil!

By FerizajPress

October 15, 2016

Gazeta “Telegraaf” njofton se autoritetet kanë nisur në Shqipëri një fushatë për të ndaluar azilkërkuesit e pashpresë.

Holanda dëshiron që t’ju tregojë shqiptarëve, sipas gazetës “Telegraaf”, që të ndërtojnë një të ardhme në vendin e tyre.

Shqiptarët vitin u nisën në masë drejt Holandës për të kërkuar azil. Megjithatë, shumë pak prej tyre morrën azil, të tjerët u kthyen, shkruan tvklan.al

Ndërkohë qeveria holandeze ka vendosur të heqë asistencën për azilkërkuesit shqiptarë. Çdo shqiptar që largohej nga Holanda për t’u riatdhetësuar në Shqipëri përfitonte një fond prej 200 eurosh, ndërsa fëmijët një fond prej 40 eurosh.

.