Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness pret qëndrimin e mbrojtësit Jerome Boateng. Kreu i klubit bavarez nuk beson se ylli gjerman do të largohet nga klubi, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. “Deri më sot, them se Boateng do të mbetet në Bayern Munich”, u shpreh Hoeness, përcjell “lajmi.net”. Boateng së fundmi kishte zgjuar interesim nga skuadra e Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/