Show Biz

H&M sërish akuzohet! Krijoi çorape që ngjasojnë me shkrimin ‘Allah’

By FerizajPress

January 30, 2018

H&M, një ndër brendet më të frekuentuara për veshmbathje në botë kohët e fundit ka qenë pre e shumë polemikave.

Krijimi i disa çorapeve që për qëllim kishin të dukeshin si ‘Lego’ e që më pas u kthye me kokë poshtë, ngjasuan në shkrime të fjalës ‘Allah’ nga gjuha arabe.

Gjiganti suedez i veshjeve kërkoi falje për shkak të shkeljes dhe tha se ngjashmëria ishte ‘tërësisht e rastësishme’, transmeton Indeksonline.

“Në H&M ne gjithmonë synojmë të ofrojmë produkte që ne besojmë se klientët tanë do të vlerësojnë.Shtypi në këtë çorape përfaqëson një figurë ‘Lego’ çdo kuptim tjetër është tërësisht rastësi dhe ne kërkojmë ndjesë nëse ky motiv ka ofenduar këto”,  është thënë nga H&M.

Reagimi ka ardhur pas një zemërimi të përhapur kur H&M përdori një fëmijë me ngjyrë për të modeluar një xhemper me shkrimin “Majmuni më i mirë në xhungël”, të shkruar në të.

Madje shumë njerëz madje edhe fytyra të njohura bojkotuan H&M./Indeksonline/