Sport

Majlinda kualifikohet në finale – siguron medaljen e argjendtë (Video)

By FerizajPress

August 07, 2016

Majlinda Kelmendi ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike

Xhudistja numër një në botë, Majlinda Kelmendi, ia ka siguruar Kosovës medaljen e argjendtë pas kualifikimit në finale të ‘Rio 2016’, transmeton Gazeta Express.

Majlinda mposhti në gjysmëfinale xhudisten japoneze, Misato Nakamura.

Majlinda tani do të kërkojë medaljen e artë kur në finale do të përballet me italianen Odette Giuffrida, e cila mposhti në gjysmëfinale kinezen Ma Yingnan. /Express/