Historiani turk kërkon ndjesë për fyerjet ndaj Skënderbeut…duke gënjyer! (VIDEO)

By FerizajPress

July 07, 2016

Në një sqarim të publikuar në faqen e tij në “Facebook” thotë se Skënderbeu është përdorur nga europianet kundër miqësisë së shqiptarëve me osmanllinjtë.

“Skënderbeu ishte një shqiptar si shumë të tjerë, të cilët në kohën e Muratit II i ishin bashkuar Perandorisë. Skënderbeu i doli kundra Perandorisë dhe ka luftuar 25 vjet kundër osmanllinjve. Europianët mbështetën fuqishëm Skënderbeun për t’i dalë kundër miqësisë turko-shqiptare”, shkruan turku.

Më tej historiani turk shpjegon se në fjalimin e tij në varrin e Skënderbeut në Lezhë dhe në Shkodër, ka shpjeguar historinë e vërtetë dhe miqësinë mes dy popujve që në kohën e Perandorisë, shkruan Top Channel.

“Skënderbeu mund të ketë qënë kundër osmanllinjve, por kjo gjë nuk dëmton miqësinë turko-shqiptare.  Sepse për qindra vjet, heronjtë shqiptarë, si Sami Frashëri, Mehmet Akifi apo shumë të tjerë kanë qenë dhe lidera të turqve. Ne, nuk shqetësohemi nga liderët tanë, poetet tanë, artistet tanë shqiptarë,  por krenohemi me ta”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=jQr6CQyvGP8?feature=oembed&w=640&h=360]

.