Leicester City është shumë pranë bërjes së historisë.
Ekipi i Claudio Ranierit po udhëheq në Premier Ligë me 7 pikë më shumë se vendi i dytë, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u luajtur.
Ajo çfarë bjen në sy, dhe çfarë e bën udhëtimin e Leicester Cityt të mrekullueshëm, është fakti se pikërisht sot 1 vit më parë Leicester luftonte për mbijetesë dhe renditej i fundit në tabelë, transmeton Gazeta Blic.
Atëbotë, Leicesterit të renditur në vendin e 20 në tabelë i duheshin 7 pikë për të siguruar mbijetesën në Premier Ligë, ndërsa sot ekipi i Ranierit udhëheq si lider me 7 pikë në krye.
Shikojeni videon e rrugëtimit të jashtëzakonshëm të Leicester më poshtë. /Gazeta Blic/
What a difference a year makes…https://t.co/7cDjGtmfa8 — Premier League (@premierleague) April 3, 2016