Kroacia është një hap larg kupës së Botës dhe kjo padyshim është meritë kryesore e trajnerit Zlatko Daliç. Daliç, 10 vite më parë, pra në 2008-ën erdhi në Shqipëri si trajner kjo nuk zgjati shumë. Dalic mori drejtimin e Dinamo Tiranës (2008-2009), me të cilën fitoi Super Kupën shqiptare, por në shkurt 2009 pas humbjeve të derbit të njëpasnjëshëm me Partizanin e Tiranës, u shkarkua në fillimin e sezonit pasardhës, dhe u cilësua si i paaftë. Kjo është dhe një foto e rrallë e trajnerit në kohën kur jetoi në Shqipëri.
Nëpër rrugët e Tiranës, si një njeri krejt i zakonshëm, i veshur thjeshtë… Kështu dukej 51 vjeçari i cili në tetor 2017 u vendos në Kroaci dhe sot respektohet nga shumë njerëz në mbarë botën për çfarë i dhuroi futbollit kroat.