Qeveria e Kosovës ka marrë vendin në mbledhjen e sotme për lehtësimin e masave anti-Covid.
Këto janë disa nga masat kryesore:
Hiqet kufizimi i orarit të lëvizjes, megjithatë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 persona.
Zgjatet orari i punës për gastronominë deri në ora 23:00.
Lejohet lëvizja pa maska gjatë ecjes dhe në ambiente të jashtme.
Masat do të hynë në fuqi nga dita e hënë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur propozimin e tij para kryeministrit, Albin Kurti dhe kolegëve ministra.
“Kufizimi i orarit do të hiqet, e megjithatë nga ora 00:00, e deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi më shumë se 10 personave. Gastronomia do të punojë deri në ora 23:00. Lejohet lëvizja pa maska kur qytetarët janë vetëm edhe në ambient të jashtëm”, tha Vitia.
Po ashtu në bazë të këtij vendimi do të lejohet organizimi i dasmave dhe puna e klubeve të natës në bazë të një manuali të veçantë.