Lajme

Hillary Clinton e quan Donald Trumpin të paskrupullt

By FerizajPress

July 07, 2016

Për shkak të shumë falimentimeve që i bëri gjatë viteve në Atlantic City, kandidatja e demokratëve e ka akuzuar kundërkandidatin republikan për të paskrupullt në biznes.

Kandidatja e demokratëve në zgjedhjet presidenciale Hillary Clinton e ka akuzuar rëndë Donald Trumpin duke thënë se miliarderi republikan është pasuruar duke shkatërruar njerëz të tjerë dhe se nuk do të duhej që vendin ta bëjë ashtu si ka bërë në ndërmarrjet biznesore.

Për këto sulme, njofton al jaazera, Hillary Clinton e ka zgjedhur Atlantic City, në bregun lindor, ku hotel-casino Trump u mbyll në shtatorin e vitit 2014, transmeton Koha.net.

Trump ishte i detyruar t’i shiste edhe dy hotele për shkak të afarizmit të keq.

Trump Marina është shitur për shkak të humbjeve e është shitur edhe Trump Taj Mahal. “Nuk do të lejojmë që në vendin tonë të bëjë atë që ka bërë në punët afariste”,ka thënë Hillary Clinton.

Ajo ka theksuar se ai qëllimisht i ka grumbulluar borxhet, ka marrë hua të holla me kamatë të lartë dhe kur nuk ka mundur t’i kthejë, e ka shpallur falimentimin, jo njëherë, jo dy herë, por katër herë.

“Por , Donald Trump ka shkuar me miliona”, ka deklaruar Hillary Clinton para Plazhit Trump të mbyllur.

Në 30 vjetët e fundit Trump është i përzier në më shumë se 3.500 procese, ka përfunduar Hillary.