Sport

Higuain rrezikon tri ndeshje jashtë fushës

By FerizajPress

April 04, 2016

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain rrezikon të jetë tri ndeshje jashtë fushës pas reagimit të tij ndaj Udineses. Reprezentuesit të Argjentinës i është shfaqur kartoni i dytë i verdhë 15 minuta pa përfunduar ndeshja befasuese e së dielës, shkruan portali arbresh.info. ‘Gazzetta dello Sport’ raporton sot që gjyqtari i ndeshjes Massimiliano Irrati do të përcaktoj kohën e dënimit, që mund të jetë më e gjatë se një ndeshje. Gazeta shkruan që nëse Irrati thotë se sjellja e Higuainit ishte e parespektueshme atëherë sulmuesi mund të jetë jashtë fushës së blertë për tri ndeshjet e ardhshme./arbresh.info