Goal konfirmon se pas bisedimeve të zgjatura ndërmjet përfaqësuesve të të dyja klubeve, më në fund është arritur marrëveshja. Pas transferimit të Cristiano Ronaldo, sulmuesi argjentinas nuk ka vend në formacionin bazë të Zonjës së Vjetër, prandaj do të huazohet te Milani për 18 milionë euro. Njëherësh, Rossonerët e kanë opsionin e blerjes në fund të sezonit për 36 milionë euro. Higuain do të udhëtojë në Milano, ku gjatë ditës së premte do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, para se të zyrtarizohet transferimi.
Mattia Caldara, Leonardo Bonucci dhe Gonzalo Higuain (Foto: Getty Images)
Bonucci do të kthehet te Juventusi, nga ku u largua në verën e kaluar. Caldara, i cili sapo është kthyer te Bianconerët nga huazimi te Atalanta, do ta vazhdojë karrierën në San Siro. Dy qendërmbrojtësit do të kthehen në Itali nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i kompletuar transferimet e tyre para fillimit të sezonit të ri në Serie A. /telegrafi/