Sport

Higuain e pëson keq, ja me sa ndeshje dënohet pas skenave ndaj Udineses

By FerizajPress

April 04, 2016

Raportimet nga Italia thonë se sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain do të ndëshkohet me katër ndeshje moslojë, pas përjashtimit të tij me karton të kuq.

Argjentinasi morri kartonin e dytë të verdhë në humbjen 1:3 nga Udinese.

Higuain pas ndërhyrjes që bëri në kundërshtarin, pati një reagim të ashpër, madje shtyu edhe gjyqtarin Massimiliano Irrati, pastaj edhe bashkëlojtarët e tij.

Kështu Higuain mund të mungojë ndaj Verona, Inter, Bologna dhe Roma, nëse konfirmohet ky suspendim i tij.