Sulmuesi pritet të ulet në stol pas ardhjes së Cristiano Ronaldos nga Real Madrid dhe Chelsea është i vetmi klub që është afruar me një ofertë. Gjithsesi, transferimi i Higuain në Stamford Bridge varet jashtë mase nga Maurizio Sarri, i cili pritet të jetë pasardhësi i Antonio Contes. Mes klubeve është arritur akordi i plotë por Chelsea po pret të zgjidhë situatën e trajnerit përpara se të finalizojë blerjen e argjentinasit. Higuain pritet të kërkojë një rrogë të paktën 7 mln euro neto në sezon, e cila mesa duket nuk i pëlqen Chelseat.