Gonzalo Higuain është afër zyrtarizimit tek Milan, pasi skuadra kuqezi ka rënë dakord me Juventus që ta blejë argjentinasin për 33 milionë euro. El Pipita do ta veshë fanellën e Milan nga sezoni i ardhshëm, por pjesë e kësaj marrëveshje është edhe kthimi i Leonardo Bonucci në Torino. Sipas Sky Sport ky është përfundimi i arritur gjatë takimit që zgjati për një orë ndërmjet administratorit të Juventus Beppe Marotta me drejtorin e Milan Leonardo dhe vëllain e Higuain.