Ferizaj.25.08.2017. Përfaqësuesit e Klubit të intelektualëve ferizajas: Haki Shaqiri, Enver Zhinipotoku dhe Kemajl Aliu, ia paraqitën sot kryetarit të komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe dhe kryesuesit të Kuvendit të Komunës Faruk Guri, nismën që komuna e Ferizajt të procedojë dekorimin e personaliteteve të shquara të luftës për liri kombëtare, Gjon Serreçit, Adem Gllavicës dhe Abdullah Musliut.
Ata konstatuan se Ferizaj është vonuar mjaft për t’i nderuar këto personalitete dhe është koha e fundit për ta bërë këtë.