Sport

Hiddink e zbulon: Ky futbollist mund të bëhet trajner i Chelseat (Foto)

By FerizajPress

April 01, 2016

Guus Hiddink beson se John Terry mund të jetë trajner i Chelsea në të ardhmen.

Holandezi që mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Jose Mourinho ka theksuar se mbrojtësi ka atributet e nevojshme për të qenë njeriu kryesor i stolit tek Blutë.

Terry mund të largohet nga Stamford Bridge në fund të këtij edicioni, pasi nuk i është ofruar kontratë e re, por Hiddink ka besim në të ardhmen e mbrojtësit.

“Në disa aksione, jo vetëm këtu, por edhe në klube tjera, ju shihni menaxherët e të ardhmes. Ata po koordinojnë ekipin. Më pëlqen kur është një lojtar që di t’i ekzekutojë gjërat në fushë”.

“Një lojtar si Terry e kam pasur te Valencia. Ai ishte Quique Sanchez Flores. Ronald Koeman e kam pasur te PSV. Unë kam parë lidership të madh te ai. Të njëjtën gjë e shoh te Terry”.