Ferizaj

HIB PETROL u del në ndihmë nevojtarëve, dhuron 100 pako ushqimore

By FerizajPress

April 17, 2020

HIB PETROL i del në ndihmë nevojtarëve, dhuron 100 pako ushqimore si fazë e parë e mbështetjes për të vijuar sërish ditëve në vijim.

Gjiganti i ekonomisë lokale, Kompania HIB Petrol, sot dhuroi 100 pako ushqimore për familjet nevojtare në Ferizaj, tash kur po përballemi me pandeminë e virusit COVID-19.

Një mbështetje e tillë do të vazhdoj edhe ditëve e javëve në vijim, varësisht nga nevojat e situata.

Komuna e Ferizajt, falënderon kompaninë HIB Petrol për gatishmërinë e kurdohershme që t’i dal në ndihmë institucioneve të shtetit në situata të rënda si kjo me pandeminë COVID-19.