Ferizaj

HIB Petrol dhuron 10 mijë litra derivate për Policinë dhe FSK-në që janë në Shqipëri

By FerizajPress

November 27, 2019

Policia e Kosovës me njësitet e saja të specializuara dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë shkuar në Shqipëri për të iu dal në ndihmë qytetarëve pas tërmetit të fuqishëm.

Ata janë të angazhuar së bashku edhe me institucione të tjera nga Kosova dhe Shqipëria në ofrimin e ndihmës dhe kërkim-shpëtimit.

Me këtë rast kompania HIB Petrol dhuron 10 mijë litra derivate për Policinë e Kosovës që po marrin pjesë në kërkimet në Shqipëri.