Sport

Herrera te Barcelona, Porto cakton çmimin për shitjen e tij te kampioni i La Ligës

By FerizajPress

July 06, 2018

Mesfushori meksikan, Hector Herrera, me paraqitjen e tij në Botërorin e Rusisë ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve spanjollë të Barcelonës, të cilët kanë nisur ta vlerësojnë lojtarin si një përforcim për sezonin e ardhshëm. 28-vjeçari, kontrata e të cilit me Porton skadon në 2019-ën, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi, por portugezët për ta lënë të lirë lojtarin kërkojnë shumën e 35 milionë eurove. Portugezët vështirë se do të arrijnë ta shesin futbollistin me këtë vlerë, duke parë edhe situatën e kontratës së tij, pasi lojtari në fund të sezonit të ardhshëm do të largohet me parametër zero.