Heronjtë që e shpëtuan pasagjerët që po digjeshin

By FerizajPress

May 28, 2016

Nga se raportohet për Express, ngjarja mund të kishte pasoja edhe më të rënda, por falë ndërhyrjes në kohë të qytetarëve krutanë u shmang një tragjedi që mund të ishte edhe më e madhe.

Por cilët janë qytetarët e Krujës, që mes flakëve dhe tymit, rrezikuan jetët e tyre duke u përballur me nxehtësinë përvëluese dhe duke i transportuar ata me automjetet e tyre drejt spitalit.

I pari i cili duket se ka qenë vendimtarë me ndërhyrjen e tij është Met Bakiu, pronari i një rrobaqepësie, i cili mori një sëpatë dhe arriti të thyente xhamat e autobusit, ku nga aty dolën pasagjerët në kohë.

Express mëson se Bakiu, në përpjekje e sipër, duke thyer xhamat e autobusit mori djegie në dorën e majtë, por ama nga ndërhyrja e ti u shpëtuan shumë jetë njerëzish.

Reagim për tu falënderuar ishte edhe ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve me në krye Altin Shullazin, si edhe i personave të tjerë që dërguan në spital të lënduarit, si Gëzim Lushi, Skerd Prushi, Eri Pajtoni, Ylber Llubani, Çim Bakiu, Edi Sufa, Tan Berhami, Arbër Bera etj.

The post Heronjtë që e shpëtuan pasagjerët që po digjeshin appeared first on Lajminet.