Show Biz

Herolind Hetemi-UFO prezanton klipin e tij më të ri (Video)

By FerizajPress

June 29, 2019

Pas një pauze 6 vjeçare, këngëtari i muzikës Hip–Hop nga Ferizaj, Herolind Hetemi-UFO, së fundi ka publikuar klipin më të ri të këngës ”Ika”, të realizuar nga produksioni GoldPro. Me këtë rast këngëtari ka thënë se muzikën për këngën e ka punuar Toti Beats, ndërsa inçizimi është realizuar në studione e Arti rec. Kjo këngë është përpunuar nga verzioni origjinali këgës të kënduar nga artistja e mirënjohur shqiptare, Eranda Libohova. UFO,shpreson se kjo këngë do të pritet mirë nga publiku,ngase përbën një risi në tregun muzikor. Sipas tij, trajton temen që buron nga realiteti shoqëror.