Thierry Henry pritet ta refuzojë ofertën për postin e trajnerit në Bordeaux, ka njoftuar “Sky Sports News”. Sipas burimeve të “Sky”, Henry është i brengosur për mungesën e sqarimeve rreth pronësisë së klubit nga Ligue 1, përcjell “lajmi.net”. Ekipi francez ka suspenduar trajnerin Gus Poyet i cili e kritikoi ekipin pas shitjes së sulmuesit Gaetan Laborde në Montpellier, pa njohurinë e tij. /Lajmi.net/