Sport

Henry bëhet trajner, nënshkruan me ekipin e ri

By FerizajPress

July 24, 2018

Thierry Henry ka arritur marrëveshje për angazhim në postin e trajnerit në Aston Villa. Mediat angleze raportojnë se ish sulmuesi i Arsenalit do të kthehet në futbollin anglez. Henry ka qenë asistent te Kombëtarja e Belgjikës nga viti 2016 dhe së fundmi është tëhequr nga roli i analistit në “Sky Sports” për shkak të angazhimeve si trajner, përcjell “lajmi.net”. Ai është kandidati kryesor për pasardhës të Steve Bruce në Villa Park. Drejtuesit e Aston Villas janë të pasigurt nëse Bruce është trajneri i duhur për ta drejtuar rrugëtimin e ekipit drejt rikthimit në Premierligë. /Lajmi.net/