Është kthyer në modë kohët e fundit ngrënia e placentës së grave që janë shtatzënë, pasi sjellin në jetë fëmijët e tyre.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe modelja Chrissy Teigen, e cila thotë se hëngri placentën e saj për të përballuar depresionin pas lindjes.
32-vjeçarja bëri me dije se fill pas lindjes së djalit të dytë, Miles Theodore, konsumoi placentën e saj, gjë që sipas të resë, e bëri edhe më të lumtur.
Gazetarja që e mori në intervistë shprehu skepticizëm dhe deri diku, edhe neveri ndaj këtij veprimi.
Mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi i modeles.
Ajo u shpreh:
Vërtet? Nuk është gjë normale the? Jam në Los Angeles, është një gjë shumë normale. Këtu e pjekin.. Mund të provosh pak nga e imja më vonë”.