Këtë mes javë më 15/16 mars 2017 ka filluar pjesa e dytë e kampionatit në Superligën e meshkujve ku 6 skuadrat e para ne renditjen tabelare BESA Famiglia, Trepça, Kastrioti, Drita, Prishtina dhe Vëllaznimi do te jenë në grupin ‘A’ apo më mirë ta quajmë Superligën cilësore, te cilat do te zhvillojnë gara me sistem te dyfishtë vajtje-ardhje, kurse pas përfundimit te kësaj pjese, 4-rë skuadrat e para inkuadrohen ne garat e Play-off-it. Kastrioti i Ferizajt ndeshjen kundër KH “Drita” nga Gjilani e ka mbyllur me rezultat 34:32.
Katër skuadrat e renditura nga vendi 7-10 ku perbehen nga Vushtrria, Zhegra, Llapi dhe Drenica do te zhvillojnë gara me sistem te dyfishtë vajtje-ardhje, kurse pas përfundimit te kësaj pjese, skuadrat renditur ne vendin fundit automatikisht humb statusin e anetarit te Superligës, kurse skuadra e renditur ne vendin e parafundit do te zhvillon ndeshje suplementare ne kuadër te Play-outit me skuadrën e renditur ne vendin dytë ne Ligën e parë të Kosovës.