Hendbollistet e “Kastriotit” nesër do të jenë nikoqire të hendbollisteve nga Prishtina.
Edhe ekipi i femrave për këtë stinorë ka filluar përgatitjet qysh herët dhe pret të startoi mirë. Me ardhjen në kryet të kryetarit Faton Haxhisalihu janë bërë ndryshime edhe në organizimin e klubit.
Si duket udhëheqësit e ri të klubeve të hendbollit kanë orientuar timonin kah talentët vendor dhe po punojnë që të krijojnë ekipe me lojtarë të cilët do të kenë mundësi të tregohen në këto klube .
“Ferizaj ka traditë shumëvjeçare në hendboll dhe gjithmonë ka pasur talent të rinj. Angazhimi i kuadrove nga jashtë i ka kushtuar Ferizajt pasi ka lënë nën hije kuadrot vendor. Ndoshta kuadrot e reja mund të mos kenë emër sikur ato të cilat i kanë kushtuar hendbollit ferizajas por me punën që po bëjnë dhe vullnetin e tyre janë garancë se hendbollit ferizajas do ti kthehet epiteti të cilin e ka bartur vite me radhë” ka thënë Faton Haxhisaliu, kryetar i KHF “Kastrioti”
Ndeshja do të zhvillohet ora 17:00 në Palestrën e Sporteve Bill Clinton në Ferizaj