Sport

Hendbollistët e Kastriotit i japin leksion Kosovës së Vushtrrisë

By FerizajPress

September 17, 2016

Në ndeshjen e parë të edicionit vjeshtorë  të Superligës së Kosovës në hendboll   Kastrioti i Ferizajt i dha  një leksion   Kosovës së Vushtrrisë  duke e mundur me rezultat  36:17.

Hendbollistët e Kastrioti  që në ndeshjen e parë  treguan se  kanë hyrë të përgatitur  dhe  synim do të jetë titulli i kampionit.

Edhe pse  në këtë lojë  u dalluan Vlerson Zherka dhe  Jeton Bislimi    gjatë  lojës u tregua se  gjithë ekipi ishte mirë i përgatitur dhe  me një angazhim ekipor  vështirë do ta kenë ekipet tjera me Kastriotin.