Sport

Hendbollistët e Kastriotit fitojnë derbin kundër Prishtinës

By FerizajPress

April 17, 2016

Hendbollistët e Kastriotit nga Ferizaj kanë demonstruar në pallatin e sporteve “Bill Clinton” njëren prej lojërave më të mira në këtë stinor, pasi që një lojë të mirë dhe të organizuar kanë arritur të mposhtin rivalin e vjetër Prishtinën me rezultat 32:29. Hiq dhjetë minutat të parë të fillimit, kur Prishtina ishte rival i denjë, në të gjitha pjesët tjera të lojës, ferizajasit ishin më të mirë. Rezultati që nga gjysma e parë e pjesës së parë shkonte nga 3-4 gola epërsi, e cila edhe në gjysmëlojën e dytë nuk u ndryshua për asnjë moment. Angazhimi i lojtarëve të prirë nga Burim Zaskoku u kurorëzuan me një fitore mjaft të vlefshme që i siguron Kastriotit një pozitë në kreun e tabelës. Në radhët e ekipit vendës u dalluan Shqipron Limani dhe Vlerëson Zherka me nga 7 gola të shënuar, ndërsa tek mysafirët lojtari më efikas ishte Kastrati me 8 gola të shënuar.