Ministri i Financave, Hekuran Murati, ishte përfolur për kandidat potencial për të parin e Ferizajt, shkruan Gazeta Metro. Siç merr vesh Gazeta Metro, ministri në Qeverinë Kurti, Hekuran Muarati nuk do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Frizajt edhe pse ishte përfolur si kandidat potencial. Burimet e Gazetës Metro brenda Lëvizjes Vetëvendosje, mësojnë se kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që Murati të mbetet në kabinetin e tij qeverisës, pasi e sheh si të domosdoshëm në planprogramin e tij qeverisës. Duhet theksuar se zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shpallur ende asnjë kandidaturë zyrtare për këto zgjedhje./gazetametro.net