Ferizaj

Hedhet shorti për Challenge Cup, Luboteni dhe Kastrioti luajnë kundër fituesve të Kupës Ballkanike

By FerizajPress

June 29, 2018

Është hedhur shorti në garat evropiane, ku do të marrin pjesë edhe ekipet nga Kosova. Luboteni i cili merr pjesë në CEV Challenge Cup, do të luaj me fituesin e Kupës Ballkanike. Tek femrat, do të merr pjesë vetëm Kastrioti, në kuadër të CEV Challenge Cup do të ndeshet me fituesen e Kupës Ballkanike. Edhe Peja do të merr pjesë në CEV Cup ku do të ndeshet me Ajaccio-n e Francës. Nëse fituesi i Kupës Ballkanike (meshkujt apo femrat) është nga Serbia do të ndërrohet kundërshtari.

Ndeshjet zhvillohen në muajin nëntor.